Categories Sport

Në Spanjë janë të sigurt, Ronaldo ka arritur marrëveshjen me klubin anglez

Media spanjolle “Don Balon” ka raportuar ditën e sotme se sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka arritur një akord me klubin e Newcastle-t dhe pritet të transferohet në kampionatin anglez sezonin e ardhshëm. Sipas “Don Balon”, Ronaldo ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga sauditët që janë vetëm një hap marrjes së pronësisë së klubit të Premier League dhe duan të prezantojnë portugezin si blerjen e parë të klubit.

Momentalisht thuhet se palët kanë rënë dakord për të nënshkruar për dy sezone, por portugezi ka ruajtur të drejtën që të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën verën e ardhshme, vetëm për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cristiano Ronaldo iu bashkua Juventusit në verën e 2018-ës, por momentalisht raportohet se nuk është i lumtur në Torino, megjithatë ka kontratë deri më 2022-shin me bardhezinjtë dhe për t’u transferuar te Newcastle, do të duhet të marrë edhe miratimin e italianëve. Deri tani asnjë nga palët nuk ka reaguar të japë konfirmime apo mohime të këtyre negociatave, ndërsa vetëm fundi i sezonit do të mund të sjellë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME