Categories Kulture

Olen Cesari rikthehet me Edicionin 3 të Festivalit të Porto Palermos: Një festë e artit, kulturës dhe turizmit

Olen Cesari rikthehet me Edicionin 3 të Festivalit të Porto Palermos: Një festë e artit, kulturës dhe turizmit të përgjegjshëm Porto Palermo, Himarë – 8 korrik 2023 – Festivali i Porto Palermos, një event kulturor inovativ organizuar me suportin e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Himarë dhe mbështetjen kryesore të Air Albania si sponsor gjeneral, nis së shpejti aktivitetin artistik duke ndërthurur muzikën,trashëgiminë kulturore dhe ndërgjegjen mjedisore. Festivali bëri debutimin e tij në brigjet e Porto Palermos përmes një nisme që pasqyron lidhjen e ngushtë që çdo aktivitet kulturor ka me ekosistemin ku do të zhvillohet.

Festivali i Porto Palermos përfaqëson një model të ri për ngjarjet kulturore, ku artistët dhe interpretuesit janë të bashkuar në përkushtimin e tyre për të ruajtur trashëgiminë kulturore, për të nxitur praktikat e qëndrueshme dhe për të ndërgjegjësuar rreth turmizmit të përgjegjshëm.

“Në pesë javët që pasojnë, 36 artistë, performues dhe instrumentistë, vijnë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Zvicra, Gjermania, Meksika, Cuba, Afrika e Jugut.

Artistët do të vihen në kontakt me publikun në skenën e rrumbullakët të Kalasë, dhe performojnë brenda kësaj perle të trashëgimisë kulturore.

Tani më shumë se kurrë ka një ndryshim në mënyrën se si ne si artistë po përpiqemi të ndikojmë me punën tonë dhe ky festival është një nga shembujt”, u shpreh edhe ideatori i festivalit Olen Cesari.

Për shumë vite, Cesari ka mbështetur çështje të ndryshme sociale dhe mjedisore përmes muzikës, performancave dhe projekteve të tij. Njëri prej projekteve kryesore ka qenë dhe Edicioni i aktiviteteve me Marevivo Italia për ruajtjen e biodiversitetit zhvilluar në qytetet e Italisë, me organizatën e famshme mjedisore që vjen të bashkëpunojë me Cesarin dhe organizata mjedisore lokale për këtë lançim më 8 Korrik, duke bashkuar krijimtarinë me ndërgjegjen mjedisore.

Festivali i Porto Palermos ka marrë mbështetje nga figura të profilit të lartë që ndajnë vizionin e tij për një të ardhme të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, theksoi rëndësinë e këtij eventi, duke thënë: “Ky është i treti vit që nisëm bashkë me Olenin festivalin e Porto Palermos!

Ky aktivitet nënkupton një progres të qendrueshëm në trajtimin e ofertës kulturore dhe trashëgimisë historike si një burim i rëndësishëm ekonomik dhe përfaqësim i shkëlqyer ndërkombëtar për vendin tonë.

Ne mund të festojmë trashëgiminë tonë të pasur dhe shprehjen artistike duke transformuar njëkohësisht edhe peizazhin kulturor të Shqipërisë.

” Festivali i Porto Palermos vjen me risi këtë vit që Cesari fton publikun të zbulojë në fundjavat në vazhdim, me performanca të reja çdo mbrëmje dhe një shkëmbim të bukur kulturor, në Kalanë më të famshme të bregdetit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME