Categories Lajme

Operacion antidrogë në Shkodër/ Sekuestrohen 83 kg kanabis, kush janë katër të arrestuarit

Policia e Shkodrës ka ushtruar kontrolle masive në të gjithë qarkun, dhe në operacionin antidrogë të koduar “Qarku”, ka arrestuar disa persona.

Ne pranga mesohet se kane rene shtetasit: Lazer Curri (Shkodër), Emanuel Turmalaj (Malësi e Madhe), Artan Syla dhe Zef Deda (Pukë).

Gjate operacionit jane sekuestruar rreth 83 kg kanabis, në proces tharjeje dhe jane asgjësuar me anë të djegies bimë të dyshuara narkotike.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Qarku”.

Të përfshirë në operacion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Sekuestrohen rreth 83 kg kanabis, në proces tharjeje. Asgjësohen me anë të djegies bimë të dyshuara narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. C., 32 vjeç, banues në fshatin Pepaj, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në fshatin Pepaj, Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 58 kilogramë kanabis, në proces tharjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve të territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 21 vjeç, banues në fshatin Razëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vendin e quajtur “Lugu i Lajthive”, në fshatin Razëm, janë gjetur 101 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të kontrolleve të territorit për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Flet, Fushë Arrëz dhe Z. D., 52 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vendin e quajtur “Lagjja e Epërme e Sylajve”, në fshatin Blerim, Fushë Arrëz, në një magazinë në afërsi të banesës së shtetasit A. S., janë gjetur rreth 24.5 kg kanabis, në proces tharjeje. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME