Categories Lajme

Operacion për zgjatjen e gjymtyrëve, mjekja: Po përhapet shumë, por pacienti torturohet dhe…

Në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë e ftuar doktoresha Lida Hoxha, dermatologe dhe mjeke estetiste. Ajo ka folur për një nga operacionet më të reja që ka gjetur interesim të madh tek personat që kanë probleme me gjatësinë e tyre. Operacioni plastik i zgjatimit të gjymtyrëve apo zgjatimit të këmbëve është ndoshta operacioni më i dëshiruar kohët e fundit, por mesa ka treguar doktoresha është dhe një nga më të vështirit dhe me shumë riske.

Lida Hoxha: Kur më telefonoj gazetarja juaj thashë o Zot çfarë mrekullie që Rudina po jep këtë informacion. Është hera e parë besoj që flitet në një studio televizive për këtë operacion, për zgjatjen e gjymtyrëve.

Rudina Magjistari: Është një operacion që bëhet?

Lida Hoxha: Është një operacion që bëhet, është një operacion ortopedik dhe estetik i bashkë kombinuar që bëhet në të gjitha vendet europiane. Është realizimi i ëndrrës e sa e sa njerëzve që mendojnë të ishin 4 cm më të gjatë, 5 apo 8 cm.

Rudina Magjistari: Duhet të jetë operacion shumë i vështirë besoj. Pse nuk është futur në Shqipëri akoma, nuk preferohet apo është me rrezik të ndërmerret një gjë e tillë?

Lida Hoxha: Unë mendoj që nuk është futur për dy arsye. E para është kostoja e lartë. Tani për tani niveli i ultë ekonomik nuk e favorizon dhe e dyta që është më e rëndësishmja është faza post operatore, koha e rikuperimit që zgjat 6 deri në 8 muaj dhe në rastin kur gjithçka shkon shumë mirë sepse gjatë rrugës jo gjithçka mund të shkojë mirë. Ai fiksuesi mund të shkatërrohet, mund të merret një infeksion, ndonjë dëmtim të enëve të gjakut, mund të ndodhe ndonjë gabim në ndërtimin e muskujve që rrethojnë kockën e re, të gjitha këto bëjnë që të dështojë ky rezultat. Pra arsyeja e parë është kostoja e lartë dhe periudha e rikuperimit që është akoma dhe më e vështirë.

Rudina Magjistari:  Si ndodh ky operacion, pritet kocka në mes dhe shtohet me diçka tjetër, si?

Lida Hoxha: Operacioni mund të zgjasë 2-3 orë, pacienti nuk ndjen dhimbje gjatë operacionit sepse është nën efektin e anestezisë totale. Bëhet prerja e kockës aty ku do e zgjedhë doktori. Përcaktohet gjatësia, por jo gjithmonë mund të arrihet ajo që dëshiron. Kocka prihet me sharra ortopedike dhe vihet fiksuesi, pra i prihet këmba komplet. Pacienti në periudhën post operatore do i nënshtrohet një torture, ku 4 herë në ditë ekipi që është i specializuar për këtë gjë, do bëjë atë ngacmimin e pjesës ku është prerë kocka që të ndihmojë në zhvillimin e kockës dhe shoqërohen me dhimbje, është e pashmangshme dhimbja. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME