Categories Lajme

Operacionalja arrestoi Elmir Tufën, reagon ministri Balla: Kemi akoma persona në kërkim apo ngjarje të rënda që nuk harrohen

Forca Operacionale e Drejtorisë së Tiranës vuri në pranga ditën e sotme Elmir Tufën.

I cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati në vitin 2021 në qytetin e Fierit. Balla përgëzon policinë për operacionin e kapjes së këtij autori të dyshuar të vrasjes së Kastratit.

Nga ana tjetër ai shprehet se ka ende persona në kërkim apo ngjarje kriminale të pazbardhura që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për vrasje, u ndalua sot nga Forca Operacionale e Drejtorisë së Policisë📍Tiranë. Nuk duhet të harrojmë se kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë. Përgëzime për sot🙏🦅

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME