Categories Lajme

Operacioni “Fijet”/ Çmontohen 20 kamera në Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës, 8 persona vihen nën hetim

Policia ka vijuar operacionin e koduar “Fijet” ku ka bërë të mundur çmontimin dhe sekuestrimin e 20 kamerave të tjera në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.

Policia njofton se 8 shtetas janë vënë në hetim për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar qëllimin e instalimit të këtyre kamerave.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor i koduar “Fijet”.

Në kuadër të fazës së trembëdhjetë të këtij operacioni, duke u mbështetur dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në zona publike dhe në ambiente të tjera.

Gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.

8 shtetas u vunë në hetim, për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.

Në rang kombëtar, shkon në 548 numri i kamerave të çmontuara dhe në 116 numri i shtetasve në hetim.

-Në Peshkopi, në vijim të kontrolleve në terren, u çmontuan dhe 7 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjin, si dhe u iniciuan hetimet për shtetasin R. D.
Në total, deri më tani, në qarkun Dibër, janë çmontuar 13 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 5 shtetas.

-Në qytetet Korçë dhe Pogradec, në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 6 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit S. M., J. Xh., A. Ç. dhe Th. M.
Në total, deri më tani, në qarkun Korçë, janë çmontuar 67 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 28 shtetas.

-Në Tiranë janë çmontuar dhe 4 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. Ll. dhe E. C.
Në total, deri më tani, në qarkun Tiranë, janë çmontuar 224 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 46 shtetas.

-Në Durrës në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 3 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasin D. M.
Në total, deri më tani, në qarkun Durrës, janë çmontuar 57 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 12 shtetas.

Kontrollet vijojnë në të gjitha qarqet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME