Categories Lajme

Operacioni ‘Milano’, sekuestrohen në Tiranë 2 mln euro pasuri të ardhura nga…

Operacioni ‘Milano’, sekuestrohen në Tiranë 2 mln euro pasuri të ardhura nga krimi. Mësohet se është sekuestruar një ndërtesë katërkatëshe, një sipërfaqe trualli, dy sipërfaqe toke (ara), një subjekt me veprimtari në fushën e prodhimit të ujit të pijshëm dhe një subjekt bar-kafe, në pronësi të Kristaq Mahmutaj, 55-vjeç banues në Tiranë, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “MILANO”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin ePastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 2 milionë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “MILANO”, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit K. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ky shtetas, më datë 15.03.2021, është ekstraduar drejt Italisë, pasi është arrestuar gjatë një operacioni nga Policia e Tiranës, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafik droge”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2.000.000 euro, konkretisht:   Një ndërtesë katërkatëshe, një sipërfaqe trualli, dy sipërfaqe toke (ara), një subjekt me veprimtari në fushën e prodhimit të ujit të pijshëm dhe një subjekt bar-kafe. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë”, njofton Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME