Categories Lajme

Operacioni ‘Plumbi i Artë’/ Tre të arrestuarit kërkojnë zbutje të masës së sigurisë

Tre nga të arrestuarit në sajë të operacionit “Plumbi i artë” i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, për masë më të butë sigurie.

Fatos Gosa, Petrit Qoli dhe Agron Qoli, i kanë depozituar rekursin, dhe çështja do të relatohet nga anëtari i kësaj gjykate Sokol Binaj.

Këta persona u arrestuan në sajë të operacionit “Plumbi i artë”, ku pas dëshmisë së dëshmitarit te drejtësisë Nuredin Dumani u zbardhën disa vrasje dhe u lëshuan plot 32 urdhër arreste.

Referuar dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Gosa ka dhënë informacione mbi lëvizjet e Andi Zylyfit i ekzekutuar në Peqin, ngjarje e ndodhur në fund të vitit 2019.

Ndërsa Petrit dhe Agron Qoli, sipas Dumanit, kanë marrë pjesë dhe dhe kanë dhënë informacione mbi lëvizjet e Fatmira Dedës , vrasje e porositur nga Festim Qoli.

60-vjeçarja u ekzekutua në mënyrë tragjike, në garazhin e pallatit ku banonte. Sipas Dumanit, vrasja u krye nga Talo Çela, ndërsa u porosit nga Festim Qoli, pasi ajo interesohej në prokurori për vrasjen e djalit të saj Ervis Deda, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

Sipas Dumanit djali i saj ishte kryer nga Henrik Hoxhaj me porosi të Festim Qolit, për shkak të një borxhi.

Në ekzekutimin e 34-vjeçarit, në atë kohë Festim Qoli, i cili është në kërkim, kishte pasur rolin e shoferit. Ndërsa vrasjen e nënës së tij, e porositi pasi ajo po i hapte probleme me drejtësinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME