Categories Lajme

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 36-vjeçari në Fushë Krujë

Një 36-vjeçar me iniciale H.S. është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e ndalimit nga policia, atij i janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet e befasishme, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Finalizohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Borizana”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe arrestohet në flagrancë 36-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në kuadër të kontrolleve të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borizana”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– H. S., 36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj 36-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME