Categories Opinion

400 km det nuk mbahen vetëm me skafistë

Edhe një sezon turistik po mbaron, sigurisht më i vështiri ndër të vështirët ndoshta edhe më i vështirë se ai i 1997. Dy tërmete në pak muaj në bregdet dhe kriza e Pandemisë sollën shumë dëme dhe i nxorrën në pah ekonomisë sonë gjithë dobësinë dhe shkatërrimin e strukturës së saj. Dy degët kryesore të ekonomisë, turizmi dhe bujqësia, të cilat i japin si askush tjetër punësim dhe zhvillim vendit marrin në rikthim nga shteti vetëm një thërrime, pak a shumë 1% te GDP dhe këto më shumë në formë asistencializmi sesa zhvillimi, nëpërmjet investimeve që kryesisht mungojnë.

Por ajo që e bën më tragjike këtë situatë është gjendja e zhvillimit të detit në Shqipëri. Është pak a shumë diçka më mirë se 100 vjet më parë. Shqipëria ka diku tek 400 km vijë bregdetare të ndara në 2 dete, Adriatik dhe Jon. Rrethohet nga 3-4 vende me një turizëm dhe organizim detar super të zhvilluar si Italia, Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia. Shqipëria ka 4-5 porte, nga të cilët një me standarte ndërkombëtare, ai i Durrësit, por që edhe ai është i cekët dhe i papapërdorshëm për anijet e mëdha. Vendi ynë ka dhe një port natyror të madh në Vlorë ku fatkeqësisht organizimi portual i tij është në nivelin e një limani. Ne kemi gjithashtu 2 limane vërtetë të vogla në Shëngjin dhe Sarandë, të cilat maksimumi mund të shërbejnë për ndonjë jaht, anije të vogël ose peshkarexhë. Shqipëria ka gati 2 milionë pasagjerë në vit nga Italia në rrugë detare, pa përfshirë këtu transportin e mallrave. Ndërkohë për të gjithë këtë volum ky vend nuk ka asnjë kompani detare shqiptare dhe asnjë traget modern, kush ka udhëtuar nga Durrësi e ka provuar.

Në Vlorë ndërkohë situata është më e dëshpëruar, e gjithë hapësira detare shqiptare në ujrat e saj afër ujrave ndërkombëtare është e mbushur me peshkarexha italiane dhe greke. Edhe ato pak peshkarexha shqiptare janë të cilësisë së keqe dhe të vjetra. Mjafton të shohësh kanalin e Korfuzit me 1 km ndryshim për të kuptuar sesa kolosal është ndryshimi. Vendi ynë në organizimin detar për shumë gjëra përdor akoma koncepte të shekullit të kaluar, mjafton të kujtojmë gjatë kohës së pandemisë, kur anija Veliere më e madhe në botë u afrua në Durrës dhe kërkonte të futej në port, por aty u përball me kërcenimin se do të arrestohej. Situata ishte aq qesharake për shkak të gjithë paaftësisë së keqmenaxhimit nga pala jonë.

Sigurisht ajo Veliere u largua për në Mal të Zi në Portomontenegro dhe këtu mbeti vetëm era e keqe e kalbësisë së sistemit tonë të paaftë dhe të korruptuar. Të gjithë këtë hapësire detare, me të gjithë ketë potencial ekonomik, zhvillim punësimi, investimesh të huaja dhe vendase, Shqipëria i mbulon me dy drejtori të lodhura, të cilat kanë staf dhe buxhet më pak se zyrat e shtypit nëper Bashki. Dhe të mendosh ka që në kohën e Qeverisë Nano që vetëm flitet dhe nuk bëhet asgjë për të ndërtuar 2 aeroporte në Sarandë dhe Vlorë, apo një hekurudhë Tiranë-Aeroport-Durrës, e kupton sesa katastrofike është situata. Sot në bregdetin tonë kemi vetëm disa skafe dhe gomone që ditën shëtisin ndonjë pushues me 100 a 200 euro, nja 2 jahte oligarkësh apo ndonjë skaf që kalon natën në bregun matanë dhe rikthehet në mëngjes pasi ka shkarkuar. Shqiperia është e bukur, me burime natyrore të pashoqe. Por ky vend i bekuar me afro 400 km vijë bregdetare për fatin e keq as nuk mbahet dhe as nuk zhvillohet.

Nga Anisa Bahiti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME