Categories Opinion

Rexhep Qosja: Pse jam “pro” shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Akademiku kosovar Rexhep Qosja është pro idesë së “korrigjimit të kufijve” me Serbinë, por thotë se kjo nuk është terminologjia e duhur. Sipas tij, “shkëmbimi i territoreve” është zgjidhja me e mirë e problemeve mes Kosovës e Serbisë. Akademiku mbështet idenë e ndryshimit të kufirit, por sqaron keqkuptimet që janë hasur në këtë proces.

“Keqkuptim të veçantë të çështjes së shkëmbimit të territoreve përfaqëson togfjalëshi “ndarje e Kosovës”. Me këtë togfjalësh në disa raste synohet zhvlerësimi i skajshëm i çështjes së shkëmbimit të territoreve, i korrigjimit të kufijve, i lëvizjes së kufijve, që në asnjë rast nuk kanë qëllimin, prandaj as kuptimin e ndarjes së Kosovës”, – ka thënë Qosja.

Qosja tregoi pse është pro këtij projekti, që sipas tij ka ardhur nga intelektualët shqiptarë, jo nga Serbia.

“Shkëmbimi i territoreve: i veriut të Mitrovicës, natyrisht pa objektet vitale për zhvillimin e Kosovës, me Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) do të ishte zgjidhja politike, shtetërore e kombëtare, domethënë do të ishte zgjidhja historike e çështjes së marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”, – thotë Qosja.

Deklaratat e Hashim Thaçit se bashkimi Luginës me Kosovën duke mos dhënë asgjë, e sheh si folklor politik. Qosja thotë se ata duhet ta pranojnë se çdo gjë mund të realizohet vetëm duke i dhënë Serbisë, veriun e Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME