Categories Politike

Opozita parlamentare kërkon takim të dytë me Ramën

Një javë pas dorëzimit në kuvend të ndryshimeve të bëra në kodin e ri zgjedhor, opozita parlamentare paralajmëron sërish votën kundër, nëse nuk merren parasysh kërkesat e saj. Në emër të grupit demokrat dhe atij të pavarur, dy deputetët Myslym Murrizi dhe  Edmond Stojku i kërkuan Kryeministrit Rama një takim të dytë, duke ia bërë të qartë se nuk do të jenë fasadë në Parlament për dakordësinë e arritur në 5 Qershor nga Këshilli Politik.

Myslym Murrizi: “Nëse në mënyrë të njëanshme nga Balla dhe Rama, do të tentojnë që të fusin këtë dakordësi në Parlament pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare, nuk do të votojmë asgjë pa u hapur listat”. Edmond Stojku: “Nuk kanë të drejtë të delegjitimojnë Parlamentin duke urdhëruar që ne vetëm të hyjmë dhe të votojmë atë paçavure. Mos guxoni të merrni nisma që do të rëndojnë mbi Parlamentin dhe opozitën, por edhe në të ardhmen e popullit shqiptar. Duam takim urgjent me Edi Ramën dhe Taulant Ballën”.

Kjo kërkesë e opozitës parlamentare vjen pas takimit që një grup përfaqësuesish të saj zhvilluan më 10 Qershor me Kryeministrin Rama. Ata kërkojnë hapjen e listave, vendosjen e pragut 5% si dhe ndalimin e koalicioneve. Për votimin e Kodit Elektoral nevojiten 84 vota dhe mazhoranca është shprehur se nëse ato nuk arrihen në Kuvend, atëherë nuk përjashtohet mundësia e një kompromisi me opozitën parlamentare për të plotësuar ndonjë prej kërkesave të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME