Categories Lajme

Opozita përfundon mbledhjen e kërkuar nga Basha

Në përfundim të mbledhjes së thirrur nga kreu i PD Lulzim Basha koalicioni opozitar ka dalë në një deklaratë të përbashkët sa i përket situatës në të cilën ndodhemi për shkak të Covid-19. Sipas deklaratës koalicioni opozitar vlerëson se qeveria është treguar e paaftë dhe ka dështuar për të menaxhuar në mënyrën e duhur situatën e krijuar nga koronavirusi. “Të gjitha faktet tregojnë se qeveria po improvizon dhe se nuk ka asnjë strategji për daljen nga kriza. Regjimi i facebook-it ka suprimuar çdo vendimarrje përmes institucioneve. Gjatë 6 javëve, qeveria kërkoi sakrifica vetëm nga qytetarët, por nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për vete.

Lufta e qeverisë duhet të jetë me virusin dhe pasojat e tij dhe jo me qytetarët. Por deri më sot prioritet i qeverisë ka qenë gjobitja e qytetarëve dhe jo testimi, kufizimi kaotik i lëvizjes dhe jo transparenca, kërcënimi me burg dhe jo bashkëpunimi, braktisja e njerëzve në nevojë dhe jo ndihma për ta”, thuhet mes të tjerash në deklaratë. Koalicioni opozitar i bën thirrje qeverisë për rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike, në mënyrë që askush që është prekur nga kriza, të mos përjashtohet nga ndihma si dhe për anullimin e menjëhershëm të koncesioneve.

Deklaratë e koalicionit opozitar:

Në këto ditë të vështira për çdo shqiptar dhe në kushtet e një krizë të paprecedentë shëndetësore dhe ekonomike, shteti duhet të jetë pa asnjë vonesë dhe asnjë mëdyshje në krah dhe në funksion të shëndetit dhe të mirëqënies së njerëzve kudo ku ata ndodhen.

Me shqetësimin më të madh për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, për ne është e papranueshme që 6 javë pas shpërthimit të epidemisë, qeveria: Ka bërë mesatarisht vetëm 110 teste në ditë, për mbi 2,6 milionë banorë. Ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.

Nuk ka akorduar fonde të mjaftueshme për përballimin e krizës, duke e renditur Shqipërinë të fundit në rajon. Koalicioni opozitar vlerëson se qeveria është treguar e paaftë dhe ka dështuar për të menaxhuar në mënyrën e duhur situatën e krijuar nga koronavirusi. Të gjitha faktet tregojnë se qeveria po improvizon dhe se nuk ka asnjë strategji për daljen nga kriza. Regjimi i facebook-it ka suprimuar çdo vendimarrje përmes institucioneve.Gjatë 6 javëve, qeveria kërkoi sakrifica vetëm nga qytetarët, por nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për vete.

Lufta e qeverisë duhet të jetë me virusin dhe pasojat e tij dhe jo me qytetarët. Por deri më sot prioritet i qeverisë ka qenë gjobitja e qytetarëve dhe jo testimi, kufizimi kaotik i lëvizjes dhe jo transparenca, kërcënimi me burg dhe jo bashkëpunimi, braktisja e njerëzve në nevojë dhe jo ndihma për ta. 6 javë pas nisjes së emergjencës, numri zyrtar i të infektuarve të sotëm mbetet i lartë si në ditët e para të pandemisë. Qeveria refuzoi mbylljen e fasonerive dhe bizneseve të tjera me risk të lartë infektimi dhe i ktheu ato në vatra përhapje, siç vërtetojnë rastet në Krujë, Kurbin, Kamëz dhe Shkodër.

Kjo krizë e rëndë konfirmoi se për kryeministrin prioritet janë një grusht klientësh, me të cilët grabit taksat e shqiptarëve. Në vend që të financojë ekonominë për të mos mbyllur vendet e punës, Edi Rama zgjedh të vazhdojë pagesat prej mbi 100 milonë euro për disa koncesione korruptive. Koalicioni opozitar bën thirrje për rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike, në mënyrë që askush që është prekur nga kriza, të mos përjashtohet nga ndihma si dhe për anullimin e menjëhershëm të koncesioneve. Koalicioni opozitar kërkon transparencë për çdo qindarkë të shpenzuar për përballimin e krizës dhe kërkon hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike. I bëjmë thirrje qeverisë të bëjë publike kontratat e klasifikuara sekret, dhe i kërkojmë Prokurorisë të nisë hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike gjatë emergjencës. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë sesi po shpenzohen paratë e taksave të tyre për të cilat kanë aq nevojë sot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME