Categories Kuzhina

Oriz basmati me perime

Per kete recete, jam frymezuar nga kuzhina orientale e cila e perdor shume orizin basmati. Ky lloj orizi ka nje kokerr te gjate dhe me arome shume te kendshme te cilen e ndjen sapo e gatuan. Kete here e kam pregatitur me perime te stines (qe dmth ato qe me ndodheshin ne frigorifer), por ndjehuni te lire te çlironi imagjinaten tuaj duke shtuar apo hequr perberesit qe deshironi. Per nje vakt te kompletuar, provoni te shtoni edhe disa copeza fileto pule apo viçi.

Oriz basmati me perime3

Perberesit

  • 300gr oriz basmati, te cilin e kemi lene gjithe naten ne uje te ftohte
  • 1 qepe mesatare, te grire holle
  • 3 karrota, te prera ne feta
  • 200gr bizele te ngrira (afersisht dy duar)
  • 200gr miser te ngrire (afersisht dy duar)
  • 6 kerpudha te fresketa, te prera ne feta
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 1 maje luge kerri pluhur
  • 1 maje luge kumin pluhur
  • pak majdanoz te fresket, te prere holle
  • kripe

Oriz basmati me perime 1

Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer te gjitha perimet: qepen, karrotat, bizelet, misrin dhe kerpudhat per rreth 5 minuta derisa te marrin shije (1). Shtojme orizin basmati te kulluar nga uji dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa çaste (2). Shtojme erezat pluhur, kerrin dhe kumininpak kripe dhe i perziejme mire (3).

Oriz basmati me perime 2

E mbulojme masen me uje (4) dhe e leme te zieje me kapak hapur per rreth 10 minuta (5). Fikim zjarrin, i vendosim kapakun (6) dhe e leme te pushoje edhe per 10 apo 15 minuta te tjera: ne kete menyre orizi do zbutet akoma me shume nga avulli i tij dhe do shkriftohet. E sherbejme te sperkatur me pak majdanoz te fresket te grire ne siperfaqe.une gatuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME