Categories Lajme

Ornella Muti bën deklaratën që shkakton debate: “I dua rusët, jam gjysmë ruse, ata më ofrojnë gjëra të mrekullueshme, por…”

Aktorja e njohur italiane Ornella Muti, nuk e ka fshehur asnjëherë raportin e ngushtë që ka me Rusinë. Madje edhe tani që presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur prej 1 muaji luftën në Ukrainë, ajo është shprehur se “i do rusët”.

Ornella gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë, në tokën e Putinit ka rezidencën dhe shtëpinë e tij, ka bërë emisione të rëndësishme madje ka aplikuar edhe për shtetësi. Një lidhje e njohur dhe solide, e përballur për herë të parë në “Belve”, një emision në Raidue nen drejtimin e prezantueses Francesca Fagnani.

“Jam konfuze. Lufta është e kotë, domethënë lufta është gjithmonë e gabuar. Jam konfuz sepse më vjen keq, jam gjysmë ruse, i dua shumë rusët dhe rusët më duan shumë, më ofrojnë gjëra të mrekullueshme për të bërë, por kjo luftë është e gabuar”.

Muti, e cila nga ana e nënës është me origjinë ruse, në tokën e Putinit ka një banesë dhe një shtëpi të saj. Madje ajo ka aplikuar edhe për shtetësi.Së fundmi, teksa po fliste për luftën në Ukrainë në një intervistë televizive, përgjigja e saj i la të gjithë pa fjalë: “Për momentin jam konfuze. Është një luftë e gabuar. Jam konfuze sepse më vjen keq”. “Unë jam gjysmë ruse, nuk është puna ime.

Unë i dua shumë rusët dhe ata më duan mua, më vjen keq. Lufta është gjithmonë gabim”, ka thënë aktorja e njohur. Madje ajo nuk donte të mbante anën kur moderatorja Fagnani e pyeti se kush është agresori dhe kush është viktima?

Ornella Muti tundi kokën pa dhënë asnjë përgjigje. Ndërkohë deklarata e saj ka shkaktuar shumë diskutime tek opinioni publik.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME