Categories Lajme

Skandali i shembjes në Radhimë, avokatja: Po largojnë investitorët, hoteli plot me turistë të traumatizuar!

Është shoqëruar me tension situata në Radhimë të Vlorës ku pronarët e objekteve janë përleshur me policinë e cila së bashku me IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje.

IKMT ka vijuar këtë të hënë prishjen e një hoteli 3-katesh ne Radhimë. Sipas IKMT kjo ndërhyrje po bëhet nëpër objekte të cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit. Ndërkohë ndërhyrje është kundërshtuar nga pronarë të hotelit.

Avokatja e pronares italiane të hotelit i kërkoi IKMT që të ndalë aksionin e prishjes së banesave dhe t’i vendosë në dispozicion 30 ditë kohë për të ndjekur hapat ligjorë. Ajo thotë se në këtë mënyrë qeveria shqiptare po largon investitorët që kanë hotelin dhe turistët të cilët janë traumatizuar nga fadromat.

“Nuk ka firmë të pronarit duhet të ketë nënshkrim për refuzim që të ketë refuzim dhe të ndiqen në gjyq. Janë disa të drejta që po shkelen. IKMT po ndërhyn pa lënë të drejtat për kohë dhe afat për të zhvendosur. Duhet të vijojë sipas procedurës së ligjshme. IKMT do të shembë hotelin e mbushur me turistë, të gjithë kanë pronotuar në këtë prag turizmi.

Nuk u është lënë kohë as afat pronarëve për të hequr materialet. Turistët janë terrorizuar dhe janë alarmuar, zonja italiane është e demoralizuar, kërkojmë dëmshpërblim, të paktën 30 ditë duhet të ishte një afat komford rregullave për t’iu drejtuar instancave gjyqësore. Po bëjmë maksimumin që mos ketë ndërhyrje, mos humbin investitorët të rëndësishëm”, tha avokatja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME