Categories Lajme

“Pa frikë kundër Anglisë”, analiza e Antonio Conte: Italia di të bëjë gjithçka

“Italia arriti në finale me meritë të plotë, u shfaq më e kompletuar se çdo rival që u përball, një ekip i aftë të administrojë çdo situatë që i sjell loja, si në fazën kur kanë topin në kontroll ashtu dhe në lojën pa top”. Antonio Conte, ish trajneri i Inter, Chelsea dhe përfaqësueses italiane, e nis me këto fjalë analizën e tij të gjatë për “La Gazzetta dello Sport” ku komenton finalen e madhe të 11 korrikut, Angli-Itali.

“Italia ka ditur të ruaj gjithnjë idenë e tyre, identitetin dhe stilin, duke qenë të vetëdijshëm për aftësitë fizike, teknike dhe taktike të kundërshtarëve, për të gjetur një zgjidhje optimale për të arritur rezultatin maksimal. Disa herë kanë dominuar, disa herë jo, por gjithnjë kanë treguar karakter, shpirt dhe cilësi individuale dhe kolektive. Merita kryesore për këtë është e Mancinit që i ka dhënë skuadrës shumë zgjidhe që ata i kanë memorizuar. Një ndeshje mund ta fitosh por mund ta humbasësh edhe nga episodet por kush merret me futboll e di se sa shumë punë bëhet nga pas. Futbolli jonë është ndërtuar nga studimet, njohuritë dhe aplikacionet, ka një motiv pse thuajse gjithnjë arrijmë ti shkojmë turneve të tillë deri në fund. Italia është një garanci, këtë e thotë e historia”, vijon Conte analizën e tij duke u ndalur më pas tek disa detaje:

Dominimi i Spanjës. Unë kamë një version ndryshe. Nëse kontrolli i topit nuk gjen vertikalizime drejt portës kundërshtare, apo të situata një kundër një në krah, nuk është i rrezikshëm, bëhet steril. Mund ta mbash topin sa të duash por nëse nuk krijon, nëse nuk gjuan, nëse nuk shënon, nuk fiton.

Muri i Italinë: Me gjithë respektin që kam për të gjithë lojtarët, sot pika e fortë e Italisë është treshja, Donnarumma-Bonucci-Chiellini. Ata të tre së bashku i japin siguri të gjithë skuadrës. Donnarumma është një nga tre portierët më të mirë në botë ndërsa për Bonucci-Chiellini nuk kam çfarë të them. Pavarësisht mijëra betejave që kanë zhvilluar ndjejnë akoma aromën e gjakut. Kanë mentalitet fitues, eksperiencë, karakter, forcë.

E kotë të ndryshojnë
Diskutohet nëse është rasti për të sjell risi në formacion apo për të ndryshuar modul. Mancini nuk ka nevojë për sugjerime, por kur vjen në këtë pikë nuk sheh asnjë motiv për të ndryshuar. Nuk i shoh me vend kritikat ndaj Immobile, ai bën një punë të pisët, bezdis gjithnjë dy qendërmbrojtësit kundërshtarë, sulmon hapësirat. Ideja për një Itali me një 9 fals nuk më duket e përshtatshme.

Respekt, jo frikë
Anglia ka një skuadër të fortë, me shumë shigjeta në harkun e tyre. Në krahë janë të rrezikshëm. Ndryshe nga Spanja që qarkullon topin pas ata të sulmojnë gjithnjë një kundër një. Nuk është vetëm Sterling, janë edhe Saka, Foden, Sancho e Grealish, edhe Harry Kane sigurisht. Shumë veta i bëjnë elozhe për faktin që ai është i aftë të rikuperojë topa, të ndihmojë skuadrën por Kane është shumë i fortë në zonë, unë personalisht do ta mbaja aty. Pika e tyre e dobët? Nëse i bën presion në momentin kur duan të organizojnë lojën nga poshtë janë më pak të zotë se Spanja. Nëse i bën presion ultra ofensiv ja dalin, duhet të jesh i kujdesshëm nga topat e gjatë më pas.

Efekti Wembley
Anglia ka një jetë që e pret këtë ndeshje. Nuk kanë fituar kurrë një evropian, triumfi i tyre i fundit daton më 1966. Wembley mund të jetë një shtysë e madhe por mund të ketë edhe efekt domino, lojtarët mund të ndjejnë presionin. Kur pësuan gol nga Danimarka treguan vështirësi në nivelin emotiv, ashtu si edhe në fillimin e pjesës së parë të shtesës. Ne do të kemi më pak tifozë përkrahë por kemi më shumë eksperiencë se ta në fushën e lojës. E dimë se çfarë do të thotë të luash një finale, dimë edhe se si fitohet një finale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME