Categories Lajme

Pa licencë, frigorifer me ndryshk e lavaman të dëmtuar/ AKU merr masa ndaj restorantin e marketin në Kamëz

Një restorant dhe një market në Kamëz është gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi ushtronin aktivitetin në informalitet të plotë të sigurisë ushqimore. Nga kontrollet e ushtruara në këto dy subjekte, në kuadër të operacioneve kundër informalitetit, ka rezultuar se ata nuk ishin të pajisur me licencën përkatëse, madje në restorant u evidentuan edhe kushte-higjeno sanitare jashtë çdo standarti.

Më konkretisht, në restorantin në Kamëz, AKU konstatoi se ai Tiranë, ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (frigoriferët ishin të amortizuar dhe me prani ndryshku, mungonte analiza e ujit dhe lavamani ishte i dëmtuar) dhe pa manualin/sistemin e vetëkontrollit (HACCP). Për këto shkelje, AKU e ka ndëshkuar me ndërpreje të aktivitetit deri sa të pajiset me licensë dhe gjobë në masën e 2,700,000për tre shkeljet e kryera.

Nga ana tjetër, në marketin po në Kamëz, AKU konstatoi se ky biznes  ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, pa manualin/sistemin e vetëkontrollit HACCP (nuk mbante regjistra për monitorimin e temperaturave në ambientet frigoriferike, nuk mbante regjistra pastrimi dhe dezinfektimi etj.), si dhe nuk posedonte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte. Për këtë arsye u ndëshkua më ndërprerje të aktivitetit dhe gjobë prej 2,600,000 lekësh.

Ky kontroll vjen pas thirrjeve të njëpasnjëshme nga Ministritë, por edhe AKU, për të cilat duket se këto dy subjekte nuk i kanë marrë parasysh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME