Categories Showbiz

Pa motrën duke u puthur me Saimirin, Albana flet pas largimit nga “Love Story”

Ka nisur mes emocionesh e surprizash java  e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri kishte zgjedhur sërish për një takim të gjatë një nga motrat binjake, Silvanën. Ata u takuan në vilën e 33-vjeçarit, ku ndryshe nga takimet e para, kësaj here nuk kanë munguar puthjet në buzë, prekjet dhe takimet nëpër cepat e shtëpisë.

Ky afrimitet mes tyre solli edhe vendimin e Albanës për tu larguar nga spektakli, pasi motrat i kishin premtuar njëra-tjetrës që në momentin që Saimiri pëlqen njërën më shumë, tjetra do të tërhiqet. Në një intervistë për “Daily Love Story”, Albana ka folur pas spektaklit, teksa është shprehur se e mbajti fjalën e dhënë.

“Më në fund më hoqët qafe.  Mua ma ka treguar Silvana që në momentin që e ka bërë takimin. Isha e vetëdijshme. Vendimi është marrë që në momentin që është bërë takimi. Por doja ta thoja live sepse ishte e drejtë ta thonim live. Unë fjalën që dhashë e zbatova”, ka thënë ajo. Ndërkohë, Silvana ka komentuar puthjen e saj me Saimirin, duke theksuar se nuk ishte thjesht diçka fizike.

“Ishte shumë bukur. Shumë mirë. Ndjesi shumë të mira. Nuk është se ne dhamë puthjen dhe u dashuruam me njëri-tjetrin. Unë do shoh se si do sillet ai në vazhdim dhe do bëj ato llogaritë e mia. Nuk ishte vetëm puthje fizike. Ishte afrimitet tjetër, kishte biseda, shumë ngrohtësi”, është shprehur ajo.

E pyetur nëse ka filluar të ndjejë për 33-vjeçarin, Silvana ka thënë se të ndjesh është një fjalë e madhe. “Të ndjesh është një fjalë e madhe. Ndjesitë e para, emocionet e para mendoj”, ka deklaruar ajo./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME