Categories Bota, Lajme

Pacientët kinezë përgatisin vetë ilaçet kundër kancerit

Pacientët me sëmundje të rënda, siç është kanceri në Kinë detyrohen që ilaçet për sëmundjen e tyre t’i kërkojnë jashtë vendit ose në internet për të mbetur gjallë. Shumë pacientë kinezë në mungesë të barnave detyroren t’i përgatisin vetë ilaçet, si për vete apo për ndonjë të afërmt të tyre.  Në një reportazh të gazetës amerikane, “The New York Times”, shihet një burrë i cili i përgatit ilaçet kundër kancerit në mushkëri për nënën e tij.

Zhang Zhejun shihet duke e vendosur një pluhur të verdhë në një peshore elektrike. Nuk ka përvojë në mjekësi dhe as në prodhimin e ilaçeve në mënyrë profesionale.

“Ne s’e dimë me siguri nëse jemi duke vepruar drejt, por s’kemi të drejtën për të zgjedhur. Vetëm shpresojmë se shitësit janë të vetëdijshëm për këtë”, ka thënë ai

Ilaçi të cilin ai po e përgatit nuk është miratuar për përdorim në Kinë apo në SHBA. Ai i ka blerë përbërësit përmes internetit, por ai nuk e di saktësisht se prej kujt i ka blerë dhe madje as a janë përbërës të vërtetë.

Popullsia e Kinës po plaket dhe rrjedhimisht edhe sëmundjet vdekjeprurëse, siç është kanceri, po shtohen. Sidoqoftë, shumë prej të sëmurëve nuk mund t’i përballojnë shpenzimet për ilaçe. Sistemi shëndetësor i vendit nuk i mbulon çmimet e tyre, të cilat vazhdojnë të rriten. Mbulimi i tyre varet edhe nga zonat ku pacientët jetojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME