Categories Lajme

Pacienti ndërroi jetë rrugës, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq pesë mjekë të spitalit rajonal

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim pesë mjekë për spitalit për neglizhencë. Sipas Prokurorisë, pesë mjekët Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani dhe Ndriçim Bala kanë neglizhuar trajtimin e pacientit Bledar Sherifaj në 2020, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Akuzat janë se i ndjeri nuk është hospitalizuar dhe nuk ka marrë trajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë. Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambientet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marrjen e mjekimit.

Çështja në fjalë është hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, ku pas provave të mbledhura dhe aktit të ekspertimit mjekësor, është arritur në përfundimin se mjekja e Përgjithshme Ledjusa Muhametaj, mjeku Enton Dore, mjeku psikiatër Agim Sulaj, mjeku gastro-hepatolog Aleks Sulejmani dhe mjeku infeksionist Ndriçim Bala, kanë kryer veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Mjekët:

Ledjusa Muhametaj
Enton Dore
Agim Sulaj
Aleks Sulejmani
Ndriçim Bala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME