Categories Covid-19

Pacientit i plasi bombola në banesë, mjeku tregon nëse mund të përdoret oksigjeni në shtëpi

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme, ku në një banesë në Tiranë kishte shpërthyer një bombul oksigjeni pasi një 72-vjeçar me Covid-19 po trajtohej me oksigjen në shtëpi. Por a mund të përdoret oksigjeni në shtëpi: Mjeku Ilir Allkja, nisur edhe nga rastet e shtuara të personave që po trajtohen në banesë, sugjeron se për dhënien e oksigjenit në shtëpi duhet të kontaktoni me një mjek ose infermier. “Gjithmonë zgjidhja optimale për një të sëmurë që ka nevojë për të marrë oksigjen shtesë është hospitalizimi. Mos eksperimentoni me jetën e të dashurve tuaj!”- shkruan mjeku. Postimi i plotë i mjekut: A mund të përdoret oksigjeni në shtëpi . Ndikuar nga përdorimi masiv i oksigjenit nëpër shtëpi për të sëmurët e prekur nga COVID-19 , si dhe nga pyetjet që me drejtojnë plot miq ne inbox, po perpiqem nga përvoja ime në urgjencë të shkruaj disa konsiderata të përgjithshme rreth oksigjenit mjekësor, të cilat ofrojnë disa detaje në lidhje me menaxhimin e tij në kushte shtepie. Për të sëmurët me COVID-19 që marrin oksigjen shtesë, të gjithë linjat guidë rekomandojnë monitorim të rreptë, i cili duhet të kryhet nga një praktikues me përvojë dhe mundësisht në kushte spitalore. Për të rriturit me COVID-19, të cilët shfaqin insuficiencë akute të frymëmarrjes ( nga hipoksemia) rekomandohet oksigjeni nga hunda me rrjedhë në varësi të nivelit të saturimit të oksigjenit, e cila duhet domosdoshmërisht të monitorohet nga një punonjës i trajnuar mirë.

Duhet të jetë e qartë se mungesa e oksigjenit shkakton dëme në proceset jetësore , duke ndikuar negativisht në sistemin nervor qendror, periferik, kardiovaskular etj.

Por duhet ditur që edhe marrja me tepri e oksigjenit shkakton çlirimin e radikaleve të lira duke shkaktuar probleme sistemike e organike. Marrja e tepërt e oksigjenit është një gjendje që rezulton me efekte të dëmshme jo vetëm për rrugët e frymëmarrjes . Rastet e rënda mund të rezultojnë me dëmtim të qelizave, indeve deri në vdekje, me efekte që shihen më shpesh në sistemin nervor qendror, mushkëri de sy. Toksiciteti i oksigjenit në sistemit nervor qendror quhet efekti Paul Bert, ndërsa toksiciteti pulmonar njihet si efekti efekti Lorrain Smith, sipas studiuesve që i zbuluan dhe përshkruan në fund të shekullit të 19-të.

Toksiciteti i oksigjenit është një shqetësim për zhytësit nën ujë, ata me përqendrime të larta të oksigjenit suplementar (veçanërisht foshnjat e lindur parakohe), dhe ata që i nënshtrohen terapisë hiperbarike të oksigjenit. Jeni të lutur që të kontaktoni një mjek ose infermier të trajnuar për dhënien e oksigjenit në shtëpi. Gjithmonë zgjidhja optimale për një të sëmurë që ka nevojë për të marrë oksigjen shtesë është hospitalizimi .Mos eksperimentoni me jetën e të dashurve tuaj ! Me respekt për Ju e Jetën Tuaj, Ilir Allkja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME