Categories Sport

Paderborn mundet 3-0, “Bild” shpjegon: I mungonte Gjasula, koka e skuadrës

Java në Bundesligë është hapur dje me një fitore të pastër 3-0 të Hofenhajm ndaj Paderborn, një sukses i vulosur lehtësisht duke e ngjitur Hofenhajm përsëri në grupin e ekipeve që synojnë titullin në Bundesligë ku tabela në krye është shumë e ngjeshur.

Gjithçka ka qenë shumë e thjeshtë për këtë ekip, pasi Skov gjeti rrjetën që në minutën e dytë me një goditje nga distanca, e më pas Kaderabek e Lokadia çuan shifrat në 3-0 që në 25 minuta e para. Një disfatë që ka acaruar drejtuesin e Paderborn, Martin Przondizono.

“U treguam budallenj, mbrojtëm si ekip shkolle. Sot kam parë një ndeshje të U19 dhe ata mbronin më mirë. Frikësuese!”, tha ai pas sfidës i inatosur me ekipin e tij.

Por për të përditshmen “Bild”, ka një shpjegim të lojës mbrojtëse që la për të dëshiruar te Paderborn që mbyll tabelën e klasifikimit. “Pa kapitenin Klaus Gjasula, i pezulluar për kartonë të verdhë, mungonte koka e skuadrës”, shpjegon e përditshmja gjermane rolin e rëndësishëm që ka mesfushori kuqezi në ekip.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME