Categories Lajme

“Pagat dhe kushtet këtu janë të mira”, punëtorët nga Sri Lanka e Nepali të kënaqur me jetesën dhe punën në Shqipëri

Mungesa e fuqisë punëtore gjatë sezonit turistik në Vlorë ka shtyrë bizneset të kërkojnë punonjës në tregun e huaj. Operatorët turistik në Vlorë dhe Rradhimë kanë punësuar të huaj nga Sri Lanka, Turqia apo Nepali. Këta shtetas kanë zgjedhur të punojnë në Vlorë për paga më të larta që ofron Shqipëria në krahasim me vendet ku jetojnë. Andrea dhe Vino janë 2 nga 6 punëtorët nga Sri Lanka që punojnë në pastrimin e hotelit dhe mirëmbajtjen e plazhit. “Jam 23 vjeç, vij nga Sri Lanka, do të punoj 6 muaj dhe do të kthehem në vendlindje, kam prindërit dy vëllezër dhe një motër. Paga është e mirë 400 dollarë në muaj, në Sri Lankë ekonomia është shumë e dobët. Kushtet këtu janë të mira”, tha Andrea.

“Jam nga Sri Lanka dhe zgjodha të vij për të punuar për rrogën, 600 dollarë është mirë. Punoj në pastrimin e hotelit. Është hera e dytë në Shqipëri, kam qenë në Tiranë më parë, tani në Vlorë. Është i thjesht edhe komunikimi pasi të gjithë flasin anglisht”, tha Vino. Sotiri i cili punon prej 15 vjetësh si mjeshtër bojaxhi pranë strukturës hoteliere thotë se ndihma është e madhe pasi mungesa e fuqisë punëtore penalizon strukturat gjatë sezonit.

“Janë njerëz të mirë punojnë, për fat të mirë unë flas anglisht dhe kuptohemi. Pagat janë normale si tregu në Shqipwri, mbi 400. Na japin një dorë se kemi mungesë punëtorësh. Të rinjtë tanë? Nuk kanë dëshirë , të gjithë po ikin dhe detyrohemi të marrim këta”, tha Sotir Xholaj. Menaxherja e njësisë hoteliere tha për Euronews se aktualisht 8 janë të huajt që punojnë në hotel, nga Sri lanka dhe Turqia. Sakaq, në ditët në vijim priten edhe 14 punëtorë nga Nepali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME