Categories Lajme

Pajisje të reja në shërbimin e okulistikës në Spitalin Rajonal të Elbasanit, Manastirliu: Transformim tërësor, ndërhyrjet në sy dhe lentet falas për të moshuarit

Falë investimit të ri në shërbimin e Okulistikës, Spitali Rajonal i Elbasanit siguron tashmë ndërhyrjet në sy dhe lentet falas për të moshuarit. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan Damian Gjiknuri bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku Gledian Llatja u njohën nga afër me transformimin që i është bërë këtij shërbimi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se 3700 të moshuar kanë përfituar nga paketa e kataraktës gjatë 2022 në 8 spitale, pjesë e paketave shëndetësore falas për qytetarët.

“Është bërë një investim për pajisjet e reja në shërbimin e okulistikës, për të kryer paketën e kataraktit, që tashmë ofrohet në shtet falas, në Tiranë, por edhe në Spitalet Rajonale, edhe në Elbasan sigurisht. Ne e kemi filluar përpara 3 vitesh përpjekjen për të shtrirë shërbimet, mirëpo nevojiteshin pajisje të reja, pajisje të cilat janë të fjalës së fundit të teknologjisë, për të kryer të gjithë ciklin e ndërhyrjeve operatore. Patjetër që është e rëndësishme sepse kjo patologji prek të moshuarit dhe janë ata që edhe e vuajnë pjesën e pagesave nëse nuk realizohet kjo ndërhyrje në publik dhe falas”, deklaroi Manastirliu.

“Si përfaqësues politik i zonës së bashku me njerëzit që përfaqësojnë qytetarët duam t’ju falenderojmë për këtë investim. Unë kam qenë dëshmitar i disa vizitave së bashku me ju këtu. Çdo muaj këtu shihen ndryshime dhe Spitali Rajonal i Elbasanit ka një transformim tërësor. Është një punë që s’ka përfunduar dhe vetë e thatë që ne do të vazhdojmë ta mbështesim dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët”, tha Gjiknuri.

Mjekët e cilësuan një investim gjigand të kryer në Spitalin Rajonal të Elbasanit që për herë të parë merr pajisje të tilla moderne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manavgat të Turqisë, ku 15 persona kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

52-vjeçari rrahu djalin e mitur, gruaja: S’ka ushtruar kurrë dhunë më parë, duhet të lirohet

Melinda Duraku, bashkëshortja e Shpëtim Durakut, i arrestuar një ditë më parë pas një video…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjetën të pajetë me shenja dhune, përcillen për në banesën e fundit çifti i të moshuarve

Teksa një ditë më parë një çift bashkëshortes u gjetën të pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fluks në hyrje në pikën doganore të Kapshticës, ja sa shqiptarë janë kthyer në vendlindje në 24 orët e fundit

Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME