Categories Lajme

“Paketa antishpifje”, qeveria injoron ndërkombëtarët, AMA do vendosë gjoba

Qeveria nuk tërhiqet nga projektligji kundër mediave të njohur ndryshe si paketa antishpifje. Edhe pas kritikave të shpeshta të OSBE-së dhe përfaqësuesit për Lirinë e Medias, Harlem Désir, që i bënë kryeministrit Edi Rama mbi ndryshimet ligjore të propozuara në muajin korrik, qeveria nuk i ka marrë parasysh, duke dërguar në Kuvend pothuajse të njëjtin variant. Edhe në projektligjin e ndryshuar së fundmi qeveria sërish i jep të njëjtat kompetenca Autoritetit të Mediave Audiovizive, të cilat ushtrojnë funksionin e gjykatës për shkeljet e pretenduara nga mediat online.

Kështu, nëse i referohemi ndryshimeve të fundit, përveç gjobës, që mund të vendosë në rast të shkeljes së ligjit nga ana e mediave, është sërish AMA ajo që vendos për pezullimin e përkohshëm të licencës, deri edhe dhe heqjen e saj subjekteve mediatike. Në projektligjin e ri të siguruar nga “News24”, që është paraqitur për shqyrtim në komisionet parlamentare, vihet re se do të jetë sërish AMA ajo që do të vlerësojë shkeljet e kryera nga mediat, sipas saj, të cilësuara vepra penale, duke përdorur parimin e proporcionalitetit.

Në marrjen e vendimit, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit.

I vetmi ndryshim në projektligjin e ri është pika ku mediave u jepet e drejta për të ankimuar vendimin e AMA në gjykatë. Por, pavarësisht ankimit në gjykatë, sipas ligjit të ri nuk pezullohet vendimi i Këshillit të Ankesave. Edhe masa e gjobave, që AMA mund të vendosë ndaj mediave, është pothuajse e njëjtë si në projektligjin e mëparshëm, duke e lënë atë në gjykimin e Këshillit të Ankesave pranë AMA. Edhe në draftin e ri të korrigjuar, qeveria ka shpërfillur të gjitha kritikat e organizatave ndërkombëtare për një ligj që shkel të drejtën e fjalës së lirë, duke i dhënë fuqinë e gjykatësit një organi rregullator të mediave, drejtuesi dhe anëtarët e së cilës zgjidhen nga shumica parlamentare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME