Categories Lajme

“Paketa e maleve” botohet në Fletore Zyrtare/ Investim për turizëm malor, 10 vite pa taksa. Ja kush përfiton

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për ‘Paketën e Maleve’, që ka synim të zhvillojë për turizëm zonat malore. Ligji i miratuar më 13 mars në Kuvend, është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, dhe brenda 6 muajve institucionet duhet të plotësojnë aktet nënligjore, në mënyrë që të nisë zbatimi i tij.

Ky ligj u jep mundësinë të gjithë qytetarëve apo bizneseve që janë posedues faktikë të pronës shtetërore, pra e kanë përdorur si të jenë pronarë, të fitojnë pronësinë ligjërisht të këtyre pasurive, kundrejt tarifës simbolike 1 euro. Kushti i vetëm është që të vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar atë.

Po ashtu nga ky ligj përfitojnë edhe investitorët që mund të jenë persona fizik ose juridik në regjistrin tregtar, të cilët mund të bëjnë marrëveshje me personin që ka shfrytëzuar deri më tani pronën shtetërore dhe të bëjnë një investim të përbashkët.

Kjo nismë u prezantua nga Ministria e Ekonomisë gjatë vitit të shkuar dhe ndërmerret për të fuqizuar ekonomikisht zonat malore dhe për të zhvilluar edhe më shumë turizmin. Ky ligj parashikon të mbështesë vetëm 500 projekte. Biznesi nuk do të taksohet për 10 vite, pra përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, nga taksa e pasurive të paluajtshme, nga TVSH dhe nga tatimi mbi fitimin.

Jo në të gjithë Shqipërinë do të lejohen investime në zonat malore. Sipas ligjit “paketa e maleve” fokusi do të jetë në veri, një hap që vlerësohet për të frenuar shpopullimin dhe për të nxitur punësimin. Ministria e Ekonomisë do t’i propozojë Këshillit të Ministrave që këto zona malore të shpallen për zhvillim turistik. Ligji u miratua vetëm me votat e Partisë Socialiste në Kuvend, mes debateve nga opozita e cila e cilësoi një ligj klientelist e për qëllime elektorale vetëm 1 muaj para fushatës zgjedhore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME