Categories Lajme

Paketa e rezistencës, kategoritë që përfitojnë

Drejtori i ISSH, Hado: Pagesa 3 mijë Lekë dhe indeksimi i pensioneve nisin në Prill

Dy nga 7 pikat e paketës së rezistencës, janë në mbështetje të pensionistëve. Në një intervistë për Klan News drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado ka dhënë detajet se kush janë kategoritë që do të përfitojnë pagesën prej 3 mijë lekësh për tre muaj rresht.

“Diku te 132 mijë veta trajtohen nga Shërbimi Social Shtetëror, janë familje që janë me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbërit dhe paraplegjikët. Pjesa tjetër, 440 mijë veta janë përfitues të skemës së Sigurimeve Shoqërore ku përfshihen të gjithë  pensionet e invaliditetit të punës, automatikisht do marrin për 3 muaj nga 3000 Lekë,  pensionet familjare të jetimëve, grave të veja, burrave të ve që do marrin nga 9000 Lekë në 3 muaj, pra nga 3 herë në 3 muaj. Kush e ka masën e pensionit 133-200 të vjetra do  marrë këtë lloj bonusi dhe bëhet fjalë që janë 102 mijë pensionistë”.

Indeksimi i pensioneve me 3.3% që do bëhej në muajin Korrik të këtij vitit për shkak të krizës është përcaktuar që të bëhet që në muajin Prill.

“3.3 miliardë Lekë janë për indeksimin e pensioneve që është një politikë e përvitshme , detyrim ligjor që duhet të indeksohen çdo vit mbi bazën e indeksit të çmimit të konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve”.

Gjatë intervistës Hado ka folur edhe për vështirësitë e skemës së pensioneve, pasi vit pas viti ka një rritje të numrit të përfituesve por nga ana tjetër ka ulje të kontibuesve për shkak edhe të emigracionit të të rinjve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME