Categories Lajme

Kina në alarm nga rritja e rasteve me Omicron

Ekspertët janë shprehur se qasja e qeverisë kineze ndaj Covid-it nuk është më e qëndrueshme

Qeveria kineze po përballet së fundmi me presion në rritje nga rastet me Covid-19 kryesisht me variantin Omicron.

Ditët e fundit infektimet në Wuhan, aty ku lindi Covid dhe në disa provinca të tjera janë rritur shumë me gati 14 mijë raste më shumë se në vitin 2021. Disa pjesë të Kinës tashmë po e ndjejnë përkeqësimin e situatës dhe po përpiqen të testojnë popullsinë lokale dhe të karantinojnë të infektuarit.

Në provincën verilindore të Jilin, rajoni më i goditur nga shpërthimi aktual, qytetet e prekura po garojnë për të ndërtuar spitale të përkohshme. Sipas asaj që raporton “Reuters” furnizimet me medikamente në disa provinca për të parandaluar pandeminë do të zvogëlohen brenda dy deri në tre ditë.

Kina i ka qëndruar fort politikës së saj zero-Covid duke identifikuar në mënyrë rigoroze infeksionet dhe duke i bllokuar kur ato shfaqen. Ekspertët kinezë shprehen se 90% e popullsisë është vaksinuar por ata ngrenë dyshimet nëse vaksinat kineze e reduktojnë përhapjen e Covid-19. Sipas tyre kontrolli i pandemisë është bërë edhe më i vështirë.

Vendi po përpiqet gjithashtu të balancojë masat pandemike me një rimëkëmbje ekonomike. Disa ekspertë tashmë thonë se qasja e Kinës ndaj Covid-it nuk është më e qëndrueshme. Politika e Kinës për Covid-19 nuk është thyer plotësisht, por rritja ditore e mbi 1000 rasteve është një shenjë paralajmëruese.

Rritje të rasteve ka parë edhe Europa me në krye Gjermaninë e cila së fundmi raportoi një tjetër incidencë rekord të lartë shtatë-ditore të koronavirusit. Instituti Robert Koch regjistroi 263 mijë infeksione të reja, një rritje prej 22% krahasuar me një javë më parë. Qeveria argumenton se edhe pse rastet janë në rritje, nuk ka më një rrezik të madh të mbingarkesës së sistemit shëndetësor për shkak të vaksinimeve dhe faktit që varianti dominues Omicron shpesh ka simptoma më të lehta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME