Categories Lajme

Paketat shëndetësore falas/ Mbi 143 mijë seanca dialize të kryera në 9 muajt e parë të vitit

Më shumë se 143 mijë seanca dialize janë kryer në 9 muajt e parë të vitit 2020 në spitalet publike dhe private me financim 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. FSDKSH thotë se pacientët marrin shërbim cilësor me kushte e standarde bashkëkohore. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor informoi se  më shumë se 143 mijë seanca dialize i kanë kryer qytetarët në nevojë për këtë shërbim jetik, falas dhe në kushte bashkëkohore, vetëm gjatë periudhës Janar-Shtator 2020.

16331 seanca janë kryer vetëm gjatë muajit shtator. Pavarësisht pandemisë dhe situatës së jashtëzakonshme, financimi i paketave shëndetësore dhe shërbimi i specializuar nuk është ndërprerë duke plotësuar nevojat e çdo pacienti. 16331 seanca vetëm gjatë muajit Shtator. Me gjithë situatën e vështirë të shkaktuar nga COVID19, FSDKSH vijon pa ndërprerje ofrimin falas të paketave shëndetësore.

Prej vitit 2015, pacientët shqiptarë përfitojnë paketat shëndetësore të nefrologjisë dhe kardiokirurgjisë pa pagesë, si në spitalet publike, ashtu edhe në ato jopublike. Pacientët përfitojnë 10 shërbime spitalore si dializa, transplanti i veshkave, trapia e flakjes akute, pacemaker definitiv, angiografi koronare, angioplastikë koronare, interventet valvolare, interventet kongenitale, bypass koronar, implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi. Këto paketa financohen 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe zbatohen në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME