Categories Lajme

Betohen 2 prokurorët e rinj/ Ibrahimi: Performanca do të jetë kriteri kryesor që do të përcaktojë ecurinë në karrierë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizoi sot paradite në ambientet e “Polit të Drejtësisë”, ceremoninë e betimit të prokurorëve të rinj, Enkeleda Hoxha dhe Gazmend Frëngu, duke respektuar të gjitha masat e marra për parandalimin e përhapjes se virusit Covid-19. Më 15 tetor, Këshilli vendosi emërimin dhe caktimin e Enkeleda Hoxha në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, si dhe emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të  Gazmend Frëngu, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit e prokurorive të rrethit Pogradec dhe Kukës si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS. Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi përgëzoi dy prokurorët të rinj për emërimin në sistemin e prokurorisë dhe u uroi suksese në rrugëtimin e tyre profesional, duke i garantuar se Këshilli do të jetë krah tyre, përmes një vlerësimi etik dhe profesional të paanshëm, bazuar vetëm në meritokraci.

“Betimi juaj është sinteza e standardeve etike e profesionale, përkundrejt të cilave do të vlerësohet puna juaj si prokurore dhe angazhimi juaj si qytetare aktive, deri në fund të karrierës, madje deri në fund të jetës biologjike.
Ju hyni në sistem, në familjen e madhe të prokuroreve të Republikës, në një kohë të vështirë. Për fat të keq, lajmet nga sistemi i drejtësisë vazhdojnë t’i ngjajnë një buletini lufte, me shifra për numrin e te rënëve në vetting, me vështirësi dhe problematika që shkaktohen qoftë nga rënia drastike e numrit të magjistratëve, qoftë nga problemet e trashëguara, rregullatore e infrastrukturore, qoftë edhe nga besimi ende i lëkundur i shoqërisë tek sistemi i drejtësisë”, u shpreh Ibrahimi. Ibrahimi tha po ashtu se “natyrisht, që nga viti 2016 e këtej, janë bërë reforma themelore, të cilat e kanë shndërruar figurën dhe profilin e magjistratit”.

“Vetëm për të përmendur disa syresh, do të doja të kujtoja se, që në ditën tuaj të parë të punës, ju paguheni sa ose më shumë se Presidenti i Republikës, se pavarësia juaj garantohet nga një kuadër ligjor bashkëkohor, i cili bën të mundur që performanca juaj në Shkollën e Magjistraturës të jetë faktori përjashtimor që përcakton vendimmarrjen e Këshillit për emërimin tuaj fillestar. Se performanca juaj si prokurorë në vijimësi, do të jetë kriteri kryesor që do të përcaktoje ecurinë e mëtejshme në karrierë, se vënia e prokurorit para përgjegjësisë bëhet përmes një procedure që është garantuese për të drejtat e magjistratit, e kështu me radhë”, përfundoi Ibrahimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME