Categories Lajme

Porti i Durrësit/ Përpunohen 5 anije me mbi 11 mijë tonë mallra, në pritje 3 të tjera

Në katër terminalet e portit më të madh të vendit vijon pandërprerë përpunimi i mallrave nga anijet tregtare. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se ditën e sotme janë në përpunim 5 anije me 11 257 tonë mallra dhe 200 konteinerë. Sipas Autoritetit, mallrat që po përpunohen janë të llojeve të ndryshme si: çimento, grurë, hekur, etj.

Në pritje për tu përpunuar janë edhe 3 anije me 11 245 tonë mallra të ndryshme si grurë, skrap, makineri. APD thekson se përpunimi i mallrave vijon me kapacitet të plotë në port. Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME