Një automjet është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Makina që u përfshi nga flakët është në pronësi të një kasapi. Dyshimet e parë flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.
Categories
Lajme
Digjet makina e kasapit në Elbasan, dyshimet e para
