Categories Lajme

Biden fajëson Trump për 220 mijë humbje njerëzore

Presidenti Donald Trump dhe ish-zv.presidenti  Joe Biden u përballën për herë të fundit, 10 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve në Amerikë. Aplikimi i rregullave të reja kundër replikimit të vazhdueshëm bëri që debati i fundit presidencial të ishte më pak i zhurmshëm se i pari dhe secili kandidat të sqaronte platformën e tij politike. Pandemia e koronavirusit hapi sesionin e pyetjeve dhe demokrati Biden fajësoi kreun e shtetit për vdekjen e mbi 220 mijë amerikanëve nga muaji janar, por republikani Tramp kundërshtoi.

“Kjo sëmundje e tmerrshme që na erdhi nga Kina në fakt parashikohej të vriste 2,2 milionë njerëz. Por ne do ta kemi gati vaksinën brenda pak javëve dhe atëherë virusi do të largohet.” Dy rivalët adresuan çështjen e evazionit fiskal kur presidenti Trump ishte dikur biznesmen dhe pretendimet se edhe rivali, Biden, ka përfituar miliona nga lidhjet e biznesit me djalin e tij. Pretendenti demokrat ndau pikëpamjet politike për temat si shërbimi shëndetësor, ekonomia, emigracioni, kriza klimatike dhe ndryshimet në kodin penal nëse ai fiton presidencën.

“Mendoj se shërbimi shëndetësor nuk është privilegj por një e drejtë, ndaj do ta bëjmë shumë të përballueshëm për këdo. Për sa i përket varfërisë, me mua, çdo punonjës do marrë minimalisht 15 dollarë ora. Edhe shtetet amerikane nuk do i ndajmë më sipas ngjyrave politike.”

Trump u përgjigj se këto po të donte rivali i tij mund t’i kishte arritur më parë përderisa ka 47 vite në politikë. Dy kandidatët për presidencën e ardhshme debatuan edhe për politikat sociale dhe si ata synojnë ta përbashkojnë popullin e përçarë këta muaj nga protestat kundër racizmit. Biden u përgjigj se racizmi është i përhapur në nivelin institucional dhe ai do punonte për ta ndrequr këtë problem.

Mediat amerikane thanë se nga debati i së enjtes fitues doli sërish demokrati Biden. 77-vjeçari kryeson edhe sondazhet përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, megjithëse 74-vjeçari Trump ka premtuar një fitore suprizë njësoj si 4 vite më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME