Categories Lajme

Pakti për Universitetin/ Konvikti i vajzave në Vlorë, kushte bashkëkohore për 240 studente

Konvikti i vajzave në Vlorë, falë një investimi të qeverisë shqiptare në kuadër të Paktit për Universitetin është tashmë gati sipas kushteve më të mira bashkëkohore, teksa në këtë godinë nuk ishte vënë dorë që prej vitit 1960-të.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe deputeten Vilma Bello panë nga afër punën që është bërë për rehabilitimin e këtij konvikti.

Ministrja Kushi tha se “ky konvikt është model dhe standardet e tij do të plotësojnë nevojat dhe rehatinë e 240 studentëve me mobilim dhe orendi shumë të mira, dhoma dyshe e treshe të standardizuara, dhoma të konceptuara për personat me aftësi ndryshe, kuzhina gatimi në çdo kat, salla studimi, depo, lavanderi, kaldajë, magazinë depo uji, shkalla emergjence, Wifi & monitorim me kamera sigurie, sistem mbrojtjeje kundra zjarrit etj.”.

Ndërtesa, e cila më parë ishte e amortizuar, është kthyer në një mjedis modern dhe bashkëkohor për 240 studentet e saj. Rikonstruksioni i godinës së konviktit ishte investim i qeverisë shqiptare, me vlerë 77.000.000 lekë dhe është i pari i këtij lloji që parashikoi rikonstruksionin rrënjësor. Godina i përket viteve ’60 dhe prej atij viti nuk ishte bërë asnjë investim.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME