Categories Lajme

Pakti për Universitetin/ MASR i përgjigjet PD-së

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar pas akuzave të ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi i cili tha  se qeveria nuk po mban asnjë premtim nga çka ju bë studentëve që në nëntor të 2018-ës. Në një reagim zyrtar ministria thotë se qeveria shqiptare do të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik duke deklaruar edhe se shumë shpejt do të ketë ndryshime të reja në VKM për të përfshirë edhe kategori që nuk kanë qenë më përpara.

“(MASR) informon studentët se qeveria shqiptare do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020. Tarifat mbesin, por subvencionimi nga ana jonë nuk do të ndalet në mënyrë që t’u vihet në ndihmë studentëve shqiptarë, ashtu sikurse është zotuar në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

Kujtojmë se që në fillim të tij, “Pakti për Universitetin” solli mbi 2.3 miliard lekë subvencionim pako financiare nga ana a qeverisë shqiptare duke i sjellë përfitim direkt mbi 99 mijë studentëve nga të cilët:

– 75 mijë studentë kanë përfituar reduktim tarife me 50%;

– 5,500 studentë janë përjashtuar nga tarifa e studimit (mesatarja 9-10);

– mbi 10 mijë studentë janë përjashtuar nga tarifa e shkollimit (kategoritë në nevojë);

– rreth 11 mijë studentë kanë përfituar bursa prej 10 mijë lekësh në muaj (studentë nga kategoritë në nevojë dhe ato me mesataren 9-10).

MASR nënvizon se shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime të tjera në VKM për të përfshirë edhe kategori të tjera që nuk kanë qenë më përpara.

Rruga e nisur e “Paktit për Universitetin” është në rrugë të mbarë, teksa edhe procese të tjera si karta e studentit, përmirësimi i infrastrukturës së konvikteve etj. janë totalisht në shinat e duhura”, thuhet në reagimin e MASR.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME