Categories Lajme

Palestinezët në Gaza kërkojnë me dëshpërim për ushqim

Palestinezët që presin për ushqim në një kuzhinë bamirësie në qytetin e Gazës kanë përshkruar vuajtjet e mëdha për të siguruar diçka për të ngrënë, teksa bllokada izraelite vazhdon pa ndërprerje.

“Ja tenxherja ime, nuk ka as edhe një thërrime brenda,” tha një grua, ndërsa priste në radhë.

“Kam një vajzë dyvjeçare. U ktheva në shtëpi me një tenxhere bosh dhe e gjeta vajzën time duke bërtitur nga uria, pa bukë e pa ushqim”, shtoi Umm Abdullah.

Ajo rrëfeu se shpesh ka përleshje pranë kuzhinës bamirëse, pasi njerëzit përpiqen me çdo kusht të sigurojnë pak nga furnizimet e pakta.

“Një herë më ra tenxherja mbi trup dhe u dogja, e në fund sërish ika pa asgjë”, tha ajo.

Një tjetër grua, Riham Dwas, u shpreh se ndonjëherë merr ushqim e ndonjëherë jo.

“Fëmijët e mi hanë vetëm nëse është hapur ndonjë kuzhinë bamirësie, përndryshe, mbeten pa ushqim”, tha ajo.

Gati 500 mijë persona në Gaza po përballen me uri katastrofike.

Sipas Al Jazeera të paktën 122 njerëz kanë vdekur nga uria që prej fillimit të luftës së Izraelit pothuajse 22 muaj më parë, shumica prej tyre që nga marsi, kur u vendos bllokada e plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME