Categories Lajme

Pamja që tronditi botën, babai i shokuar kur sheh Tatianën me dy vajzat në rrugë: Rusët më morën gjithçka! Më falni që s’ju mbrojta dot

Pamje nga lufta në Ukrainë vijojnë të tronditin botën. Fotoja e publikuar ditën e djeshme, ku gruaja me dy fëmijët dhe qenin u masakruan pamëshirshëm nga rusët tronditi mbarë botën dhe ishte pamja më e tmerrshme e luftës deri më tani.

Babai i tyre është shokuar nga kjo pamje, ndërsa iu ka bërë një nderim të thellë gruas, dy fëmijëve dhe qenit. Sergei Perebeinis, nga Irpin, kërkoi falje mes lotësh, teksa ndau fotot e gruas së tij, Tatiana, 43 vjeçe, Nikita, 18 vjeçe, dhe vajza e vogël Alise, 9 vjeçe, shkruan “The Sun”.

Ato u fotografuan të vrarë në mes të rrugës, në qytetin e rrethuar të Irpinit, jo shumë larg nga Kievi. Ato u goditën nga bombat ruse, teksa iknin përgjatë një korridori evakuimi, me sendet e tyre dhe një transportues kafshësh shtëpiake me dy qentë e tyre.

Imazhet e tmerrshme u shpërndanë në mbarë botën, ndërsa “pushtuan” mediat në titujt kryesorë.

 

 

Sergei i bëri homazhe familjes së tij në “Facebook”, duke u ankuar i tronditur se rusët “i morën gjithçka”, ndërsa shtoi se “Tatiana nuk ia doli dot. Doja t’iu shihja për herë të fundit. Më falni, nuk ju mbrojtja dot”.

Sergei besohet se nuk ka qenë me familjen, kur ato u sulmuan, ndërsa ikin me qindra refugjatë të tjerë.

Ndërkohë, ai kërkoi ndihmë në “Facebook” për të gjetur qenin e tij, që kishte mbetur i lënduar dhe që ishte dërguar te një veteriner. “Miku im i mirë fluturoi tek ata tani. E gjeta, ai po më priste. Më dhatë 11 vite emocione, kishte shpresë që të paktën dikush të qëndronte”, shkroi ai. Ndërkohë, qeni tjetër i familjes mbetet i zhdukur.

Më tej, ai vijoi me fjalët prekëse se “Nuk ka fjalë për të përshkruar pikëllimin apo për të ndrequr dhimbjen. Tatiana dhe fëmijët nuk mund të kthehen më, por duhet të parandalojmë vdekjen e njerëzve të tjerë”.(BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME