Punimet te “Arena kombëtare” në kryeqytet janë duke vazhduar me intensitet të lartë. Pas shtrimit të fushës dhe testimit të ndriçimit, tani është duke iu dhënë dora e fundit në pjesën e jashtme. Synimi është që stadiumi të jetë gati për ndeshjen e nëntorit midis Shqipërisë dhe Francës.

