Categories Lajme

Pamje nga tërmeti në Meksikë: Deti tërhiqet, ndërtesat ‘shkunden’ nga vendi

Një tërmet i fuqishëm goditi Meksikën këtë të martë, ndërsa epiqendra ishte shteti jugor i Oaxaca-s. Lëkundjet e radhës vijnë gati tre vite pasi një tërmet në shtetin qendror të Puebla-s i mori jetën më shumë 300 personave.

Instituti Gjeologjik i SHBA-ve njoftoi që magnituta e tërmetit ishte 7.7, ndërsa instituti sizmologjik i Meksikës njoftoi se magnituta e tërmetit ishte 7.5, sipas Presidentit të Meksikës Andrés Manuel López Obrador.

Të paktën një person humbi jetën në qytetin Oaxaca të Santa María Huatulco për shkak të shembjes së një ndërtese. Një tjetër person u plagos edhe në situatë të ngjashme. Po ashtu, si pasojë e një zjarri në një rafineri nafte, një person mbeti i p lagosur.

Administrata Kombëtare e Oqeaneve dhe Atmosferës lëshoi një alarm për cunami për Meksikën, Guatemala-n, El Salvadorin dhe Hondurasin.

Ndërsa Qendra amerikane paralajmëruese e Cunamit në Paqësorit tha që dallgë deri në 3 metra mund të godasin kudo brenda 600 miljeve nga epiqendra e tërmetit.

Kurse Instituti Oqeanogjeografik i Marinës së Ekuadorit lëshoi një alarm për cunami për banorët që jetojnë përgjatë bregdetit të Amerikës së Jugut. Po ashtu, autoritetet meksikane konfirmuan një pasgoditje në orën 11:32 me magnitutë 5.2 të shkallës Rihter në Oaxaca.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale mund të shihen ndërtesat që lëvizin sa në një krah në tjetrin, uji që lëviz në pishina, por edhe uji që u tërhoq nga shtrati në disa zona bregdetare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME