Categories Lajme

Pamje prekëse nga Sanatoriumi, I riu mes lotësh: Po më “jep shpirt” nëna në ambulancë

Një dëshmi tronditëse dhe thirrje të dëshpëruara për ndihmë vjen nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
I riu tha mes lotësh për gazetarin se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende.

Me zërin që i ngashërehej, djali tha se nuk mund të shoh nënën e tij duke vdekur në ambulancë si kafsha, pasi jetën ia kishte falur Zoti. Po ashtu i riu pohoi se nënës së tij nuk i është bërë ende tamponi dhe se kishte harxhuar 600 mijë lekë deri tani dhe nuk ishte rimbursuar.“Është në makinë. I kemi marre vet ca bombola të vogla oksigjeni. I kemi mbushur këtu matanë. Shkarko e jep.

Nuk ka vende të urgjenca. Cilët të heqim, cilët të vëmë! Pse nuk u morën masa? Pse duhet të presim? Pse ta shoh ashtu duke vdekur?! Jo në makinë si kafsha, se Zoti ia dha jetën. Ça do bëhet morë se po na plas shpirti. Nuk po durojmë dot më, u bënë ditë të tëra. Asnjë mjekë s’na e hap derën. Mirë që qëllojnë ça njerëz të urgjenca. Elbasani me një mjek specialist, ça bëhet kështu. Këtu as që merret vesh fare asgjë. Këtu është me radhë. Nëna është 70 vjeçe. Diabetin ka, por se ka pasur të lartë. Nuk e di. Se përballonim dot as nga ana ekonomike. Thonë se do rimbursohet. Tamponin s’na e bënë. Skanerin e bëra vet. Kam harxhuar 600 mijë lekë, i kam blerë në treg të zi. S’ka asnjë rimbursim.”, tha i riu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME