Një foto e ardhur në Instagramin e moderatores Kiara Tito e ka sho.kuar këtë të fundit. Por ajo që ka bërë një fans i saj ka kaluar çdo pritshmëri dhe kjo gjë e ka mërzitur Kiarën. Një fans i çmendur i saj ka prerë dorën për të shkruar emrin e moderatores dhe duket se është gjakosur. Në një shami duken edhe pikat e gjakut. Fansi shkruan se e ka bërë këtë veprim për t’i tërhequr vëmendje Kiarës dhe t’i tregojë se e do me të vërtetë. Ky gjest e ka shqetësuar moderatoren, e cila ka reaguar menjëherë në Instastory.
“Sapo pashë këtë foto dhe jam me të vërtetë shumë e mërzitur. Nuk do të toleroj më të tilla mënyra të shprehjes së dashurisë, pasi ka shumë mënyra të tjera për ta bërë. Ju lutem jo me këto mënyra. Nuk ka pse lëndohet askush për vëmendjen e një personazhi që pëlqen. Nëse ndodh përsëri do të bllokohen të tilla faqe”, shkruan Kiara dhe në fund tregon se i do shumë të gjithë ata që e mbështesin.


