Rudina Hajdari, e pyetur sot nga mediat për deklaratat e dhëna më parë nga vetë ajo, se ka dyshime që mund të ketë një marrëveshje që po diskutohet me dyer të mbyllura mes PS e PD për reformën zgjedhore, Hajdari tha se i referohet të shkuarës. “Memoria politikae na tregon qartë se kjo ka ndoshur, i referohem 2008, 2017, ajo që po kërkoj është të kemi një reformë të hallkave zgjedhore në mënyrë transparente e ky proces të mos bëhet për dy partitë kryesore, të bëhen për të gjitha subjekte që do hyjnë në garë”.
Ndërsa kur u pyet nëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do garojë nën siglën e ndonjë subjekti politik aktual apo me parti të re, Hajdari nuk konfirmoi asgjë, por u shpreh se “e rëndësishme është të krijojmë kushtet për të gjithë jo për Rudinën”.
