Categories Lajme

Pamje të trishta/ Ky është Viti i Ri 2020 për banorët e Thumanës

Banorët e Thumanës e pritën Vitin e Ri në çadra. Atmosfera festive e ndërrimit të viteve nuk ndjehet aspak në këto familje të cilët mendjen e kanë tek strehimi pas dëmtimit të banesave. Pasojat që la pas tërmeti janë ende të dukshme sidomos tek fëmijet.

Ndodhemi në Thumanën e shkatarruar nga tërmeti. Shumë prej familjeve janë larguar, ndërsa një pjesë tjetër e kaluan natën e ndërrimit të viteve në çadra. Gerta jeton prej një muaji bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj në këtë çadër, pasi kanë frikë të kthehen në banesën e tyre. Edhe pse temperatuat ishin shumë të ulta, ata zgjodhën ta presin 2020 në vendin që ata tashmë e quajnë shtëpi.

Nëna e dy fëmijëeve bën apel për ndihmë sepse shteti i ka lënë në mëshirë të fatit. Pak metra më tutje, në një tjetër çadër jeton një çift të moshuarish. Mersim Goxhe, jeton në këtë çadër me gruan e tij, e sëmurë me eplepsi. Ai rrëfen se prej një muaji askush nuk është kujtuar për ta.

Ndërsa natën e ndërrimit të viteve e kaluan me ushqime të dhuruara nga kisha, pasi me kushtet ku jetojnë nuk kanë mundësi të gatuajnë. Në këtë situatë janë dhjetra familje në Thumanë. Disa prej tyre qëndrojnë jashtë apo duke rrezikuar jeten brenda banesave të shkatërruara, pasi nuk janë pajisur me çadra./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME