Categories Lajme

Pamje tronditëse nga vërshimet në Indi, shikoni si lumi “përpin” shtëpinë në pak sekonda

Pamje tronditëse vijnë nga shteti i Keralas në Indi.  Një video e cila tregon sesi lumi Manimala përpin një shtëpi dykatëshe në brigjet e tij pas rrëshqitjes së tokës poshtë saj është bërë virale. Incidenti ndodhi në Mundakayam të rrethit Kottayam në Kerala, gjatë shirave të fundit që kanë bërë kërdi në shtet.  Në pamje duke qartë sesi banesa brenda pak sekondash shembet në lumë.

Banorët e tronditur që xhiruan videon mund të dëgjohen duke bërtitur dhe duke qarë. Incidenti thuhet se ndodhi më 17 tetor. Banorët e shtëpisë, Reji dhe familja e tij, ishin evakuuar me kohë, raportoi The News Minute. Të paktën 24 persona humbën jetën nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

Në mesin e v iktimave janë edhe pesë fëmijë. Ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur. Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala. Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë. Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME