Categories Lajme

Pamjet filmike duke marrë ryshfet ‘fundosën’ policët e kufirit dhe doganierët, shtatë të arrestuar në Qafë Thanë

Dy punonjës policie të Pikës Kufitare Qafë Thanë, dy doganierë dhe 3 shtetas u arrestuan  nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Sipas bluve, pamjet filmike kanë provuar se doganierët dhe policët kanë marrë rryshfet për të kaluar mallra kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.

“Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasit e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar.

Në pranga ranë: 

– Inspektor A. H., 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.
– Inspektor F. M., 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.
– V. B., 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë
– J. P., 45vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë

Po ashtu në vijim të veprimeve paraprake hetimore u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Korupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 174 dhe 244 të Kodit Penal shtetasit:
– J. H. , 37 vjeç, banues në Librazhd
– B. H., 38 vjeç, banuese në Librazhd
– F. G., 22 vjeç, banues Librazhd

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në kuadër të operacionit “Dinarët” ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie të Pikës Kufitare Qafë Thanë, 2 doganierë dhe 3 shtetas për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion aktiv/pasiv” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.

Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, nga informacionet e marra në rrugë operative nga AMP Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e luftës kundër krimit ekonomik dhe njësine operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kapën në flagrancë shtetasit J. H., B. H. dhe F. G.

Shtetasit e lartëpërmendur janë kapur në flagrancë ndërsa udhëtonin me mjete të ndryshme nga shërbimet në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore.

Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi e provuar se shtetasit e mësipërm janë favorizuar kundrejt shumave në para nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës me detyrë doganier pranë kësaj pike kufitare.

Për sa më sipër nga AMP në bashkëpunim me DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Korupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, për:

– Inspektor A. H., 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.
– Inspektor F. M., 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.
– V. B., 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë
– J. P., 45vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë

Po ashtu në vijim të veprimeve paraprake hetimore u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Korupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 174 dhe 244 të Kodit Penal shtetasit:
– J. H. , 37 vjeç, banues në Librazhd
– B. H., 38 vjeç, banuese në Librazhd
– F. G., 22 vjeç, banues Librazhd

Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasit e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME