Categories Lajme

Pamjet me dron nga shembja e restorant PANORMA të Mihal Kokëdhimës nga IKMT (VIDEO)

 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) mëngjesin e sotëm ka shembur resortin ‘Panorma’ në pronësi të kushëririt të Koço Kokëdhimës, që u bë deputet në vitin 2013 (tashmë kryetar i Partisë ZGJIDHJA) ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.  Për më shumë se dy orë dy fadroma të IKMT kanë prishur në mënyrë mekanike ndërtesën pa leje dhe e kanë rrafshuar. IKMT njofton se ky subjekt 2000 m2 shfrytëzonte pa leje edhe zonën e plazhit duke u marrë para pushuesve që zgjidhnin të qëndronin aty. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në objektin në pronësi të Mihal Kokëdhimës, kishte edhe dhoma për pushuesit duke e kthyer restorantin e tij si një hotel kundrejt pagesës. Kështu rëndohet akoma më shumë shkelja e Mihal Kokëdhimës. Gjatë këtij aksioni nuk janë shënuar incidente, pasi të prnishmit në këtë restorant janë larguar ndërsa perimetri është ruajtur nga forca të shumta të policisë. Më pas IKMT ka njoftuar se aksioni për prishjen e banesave pa leje do të vazhdojë përgjatë të gjithë vijës bregdetare.

Restoranti i Mihal Kokëdhimës, vijonte punën edhe pse ishte pa leje, deri pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo, ku Kokëdhima sulmoi familjen spanjolle që kishin ardhur të ushqeheshin në restorantin e tij. Mihal Kokëdhima për rreth 3 kilometra u ngjit mbi kofanon e makinës që po udhëtonin turistët spanjollë dhe i terrorizoi duke thyer xhamin dhe duke i ofenduar e gjithë kjo skenë vetëm pasi turistët spanjollë kishin mbetur të pakënaqur nga sjellja dhe shërbimi në restorantin pa leje të Kokëdhimës.

Shqiptarja.com ka zbuluar se restoranti në fjalë është pa leje, dhe se është në proces legalizimi. Pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijon të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike.

Ndërkohë pasi ka dhunuar familjen e miliarderit spanjoll Eugenio Galdón, dhe shoqëruesit shqiptarë, Mihal Kokëdhima është lënë nën masën ‘arrest me burg’.

Por si e fali drejtësia Mihal Kokëdhimën më parë? Dy gjyqe për vjedhje energjie dhe ndërtim pa leje…por asnjë ditë burg.

Në një vëzhgim i ReportTv nxjerr në pah se Kokëdhima rezulton se për institucionet shtetërore nga Vlora në Sarandë është po aq i njohur për shkeljet e ligjit, por i toleruar nga drejtësia dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Në 2015, Mihali është përballur me drejtësinë për veprën penale të vjedhjes së energjisë dhe vetëm në prill 2016, ai është dënuar nga gjykata e Vlorës, por nuk ka bërë asnjë ditë burg. Prokuroria fillimisht ka kërkuar 3 muaj burg për Mihal Kokëdhimën ndërsa ai është dënuar me 18 muaj shërbim prove.

Teksa qytetarët e thjeshtë janë dënuar me burg për shkak se nuk kanë paguar energjinë elektrike, Mihal Kokëdhimës “nuk i ka hyrë” gjemb në këmbë. Ai ka shfrytëzuar njohjet si një pronar biznesi, por edhe fuqinë e mbiemrit duke qenë se është kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima, duke vijuar i pashqetësuar drejtimin e biznesit. Pa u mbushur një vit nga ky dënim i drejtësisë shqiptare, Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish me shkeljen e ligjit, këtë herë me ndërtim pa leje në pronën që ai ishte administrator në resortin “Panorma”. Në shtator 2017, Kokëdhima dënohet me 16 muaj shërbim prove edhe pse më parë kishte marrë një dënim të tillë dhe konsiderohej përsëritës dhe s’mund të aplikohej neni 59, ai sërish është favorizuar nga drejtësia shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME