Categories Lajme

Pampuri: Punonjësit e fasonerive nuk paguhen prej një muaji

Në një intervistë për Ora News, ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri u shpreh se punonjësit e fasonerive kanë më se një muaj që nuk e marrin pagën e tyre. Ajo tha se ata shumë shpejt do të krijojnë një sindikatë dhe do të ngrihen të protestojnë nëse kjo situatë vazhdon kështu.

Oriola Pampuri: Fasoneritë na kanë shtruar të gjitha problematikat që kanë. Në fakt, problematika shtrohet që punonjësit kërkojnë që të paguhen dhe prej një muaji ata nuk kanë pagë. Ata kërkojnë që të kenë një pagë dy-mujore që shkon në 40 mijë lekë. Së shpejti ata do të kenë një sindikatë të tyren. Nuk kanë asnjë lloj qartësie nga shteti. Kanë kërkuar takim me deputetin e zonën, me prefektin dhe kreu e bashkisë, por kësaj thirrje i është përgjigjur vetëm deputeti i zonës. Punonjësit e fasonerive janë shtresa më në nevojë pasi nga paga e tyre varet ushqyerja e familjes. 

Nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu, kam marrë informacione që punonjësit e fasonerive do të dalin të protestojnë, pasi nuk mund të rrinë të izoluar, të pa testuar dhe të pa paguar, dhe pa asnjë lloj qartësie se çfarë do të ndodhë me punën apo me ta. Ata do t’u drejtohen protestave që të marrin vëmendjen e qeverisë.  Po ashtu, Pampuri shtoi se, përpos pagave, punonjësit vuajnë edhe faktin që peronave të kontaktit me të i9nfektuarit në fasoneri nuk u është bërë testi.

Oriola Pampuri: Përpos pagave, ata vuajnë me faktin se në fasoneritë infektuarve të tjerëve nuk u është bërë testi edhe pse kanë qenë persona kontakti. Ata kërkojnë që të qartësohet mbështetja financiare e qeverisë. Duan që të marrin sa më shpejt pagat e tyre. Malli ka ngelur stok dhe kërkohet një qartësi, por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet me ta.  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME