Categories Lifestyle

Ç’ndodh me trupin tonë kur heqim dorë nga buka?

Më në fund, dita kur more vendimin e madh, erdhi. Ti dhe buka shkëputët çdo lloj raporti. Tani ndoshta do të shiheni vetëm në raste të veçanta, ose kur ato kilogramët e tëpërt të kenë ikur njëherë e mirë. Urojmë të jetë kështu, por para kësaj do të donim të dinit se ç’ndodh me trupin tuaj kur hiqni dorë nga buka.

Keni neps pafund

Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë rritje dhe ulje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak. Studimet kanë teguar se kjo luhatje drastike, çon në një neps të vazhdueshëm për ushqime. Konsumoni ushqime të pasura me fibra, për të kontrolluar këto luhatje.

Bie niveli i energjisë

Duke qenë se karbohidratet janë karburanti i preferuar i trupit tuaj, mungesa e tyre shkakton një ngadalësim të punës së qelizave.

Luhatje humori

Karbohidratet rrisin nivelin e serotoninës në tru, neurotransmetuesi përgjegjës për humorin e mirë. Rreziku i problemeve të zemrës dhe diabetit ngrihet…ose ulet Lloji i drithërave që konsumoni bën nëj diferencë të madhe. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se karbohidratet e rafinuara rrisin rrezikun e prekjes nga diabeti i llojit të dytë. Ndërkohë drithërat e plota, përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve kardiake, obezitetit dhe diabetit të llojit të dytë.

Kapsllëk

Konsumimi i drithërave të plota është thelbësor për nivelin e fibrave të cilat kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e nivlit të sheqerit në gjak, pakësimin e rrezikut të obezitetit, sëmundjeve kronike si dhe mbajnë të rregullt aktivitetin tuaj në tualet.

Humbisni peshën e ujit

Kur ju reduktoni sasinë e karbohidrateve, gjëja e parë që vini re është sa shpejt bini në peshë. Por ajo që humbisni nuk është dhjamë, por pesha e ujit në trupin tuaj. Kur karbohidratet depozitohen në trup në formën e glukogjenit, çdo gram ruan tre deri në katër gramë ujë. Kështu që sapo të ndërprisni karbohidratet, dhe filloni të përdorni hapsirat e glukogjenit, do të humbni një sasi të madhe të peshës së ujit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME