Categories Lajme

Panajaja prej 30 vitesh pa ujë të pijshëm, Mungojnë investimet

Vetëm 15 km larg Vlorës, fshati Panaja mbetet një nga zonat më të harruara, sa i takon investimeve. Një fakt i këtij konstatimi është edhe mungesa e ujit të pijshëm në çezmat e këtyre banorëve. Edhe ai pak ujë që vjen ndonjë orë është i pistë dhe nuk mund të konsumohet.

Për këtë arsye, banorët janë të detyruar të blejnë ujin e pijshëm, ndërsa të tjerë kanë hapur puse në oborret e tyre. Por e përbashkëta e këtyre banorëve përveç mungesës së ujit të pijshëm është dhe fakti që i paguajnë rregullisht faturat e ujit, pavarësisht se këtë të fundit nuk e kanë.

Ajo që nuk i ka munguar këtyre banorëve janë premtimet prej 30 vitesh për ujësjellës. Ndërkohë, fshati ka mungesë të theksuar investimesh dhe në infrastrukturën rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME